A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Live Video

Video Link

Renis Gjoka - Mjegulla


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  1 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

29/12/2013

2013-12-29T13:25:05

Muzika:

Adelina Tahiri

Muzika:

Renis Gjoka

Teksti:

Edmond Tupe

Orkestrimi:

Gent Myftaraj

Pjesëmarrëse në

Festivali i 52-të në RTSH


Mjegull përreth që vjen e shkon
Të shoh më qartë, pse s'më lejon?
Dhe ja ku jam, me ty përqark, në tëndin çark
Sa tmerr të kam
Mjegull pa ngjyrë, pse m'kërcënon?

Isha fëmijë kur zure vend
E as tani nga unë të shkosh, nuk ke ndërmend
Po nesër vallë, do m'pengosh prap, të shkoj me vrap?
Ëndrrën ta kap
Një mollë me helm ti paske qenë

Ref1
E pastaj unë nuk e di
A të gjeta, a m'gjete ti?
E der' tani me çfarë kam parë
ne ende jemi të papjekur për t'u ndarë
......
Shpresa më thanë, botën lëviz
E veç me të, në yje mbërrin
(Por) a ka më shpresë, të kem unë shpresë, që të shpresoj?
E të fitoj
Mjegullën çan veç shpresa thanë

Ref2
A mundem unë, të ëndërroj?
Kur më qartë, vallë do t'shikoj?
A mundesh ti, ti mjegull gri?
Të ndalosh, të kthehesh e të shkosh?
......
Ref3
Si mendon mjegull gri?
A s'është vonë, pse s'shkon tani?
A mundem unë ty të t'harroj?
Dhe sërish nga e para t'ja filloj?









Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018