A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Rizah Bllaca - Aman ja Dost (Elif Elif Allah)


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.5 / Votuan:  31

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

13/05/2009

2009-05-13T22:56:06

Aman ja dost,
Hej, Elif Elif, ma mirë me vdek, tuk se mrrini vilajeti
HEJ! Be Bilahi se kujtova para nej na munoj dovleti
haj haaj.

Aman he dost,
Tek texhrube le ta bojmë tuk qe e mrijem ahir zemanin
Hej edhe baba i turqenijes i dha krye Din-Dushmanit
Medet, medet

Aman ja dost
Xhym gjynahet i bojna tybe inshallah vjen isaf-inçari
Asht habit fort ky hallki, sheriatin ja u dan qyfari, haj haj

Aman ja dost
Ej i hutuem o kjo jetë, mos t’ia rren menja e insanit
Hej, dall dynjaja kuj’ s’i ka met, masi s’i met hazreti Sulejmanit
Ja dost, he dost.

Aman ja dost,
E zehr zullumi qe na zhdrypi edhe u shtrue turqenia
HEJ! Rej rixha atij sulltani, ata i preftë hazreti Mehdia, haj haj...

Aman ja dost
E zi e zeher u mush kjo jetë edhe u çue merahmeti
E si s’kem frik qe kem me vdek
Kabull s’na bon Muhammeti
Ja dost, he dost

Aman ja dost,
Eh gym gajretin që e boni Shkodra, vilajeti s'e boni kabul
Ej dhe fidar shkodra vehten e boni, Perendija ata i boft mamur, haj haj

Aman ja dost,
Shin Sheriati i Pejgamerit nuk u kqyrke në atë zeman
Eh sa do saber sun po i bojm, lajk jem bo për tufan, medet medet.

Aman ja dost,
Ej zi e zeher u mush dynjaja na murr murtadi
Eh Allahi atij i ardhtë hakesh ditë për ditë shtohet bidati

Aman ja dost,
Eh koftë Kurani që o shkru edhe fol prej Perenisë
Qerqerparze jena bo, në toke na shkeli kama e jezidisë, haj haj

Aman ja dost,
Ej lam edhe lajk jena bo nkoftë që e harrojmë Perëndinë
Eh mym o gjaki i Ali Asmanit
E harlisi krejt turqeninë, medet medet

Aman he dost,
Do ta merni vesh kuvendin se s'po flas kurgjo hilaf
Na i lutem Dhulxhelalit, sulltanin e pruftë n’isaf, haj haj

Aman ja dost
Ej, kun fajde na që jem gjallë, mos i prejke shpata Zulfi Asllanit
E vallahi jau baj ni be, hakikat mbreti kon' s'kish pas ngatë veti
Medet, medet.

Aman hej dost,
Ej i hutue ish kan sulltan Azizi, tuk se urdhnojke murtadi
Eh ti je baba more i këtij zemani, o sy e zemër neve na i çeltë Haku, na i çeltë Haki.
O ti je baba i këtij Xhehani, o sy e zemër neve na i çeltë Haku, amon, na i çeltë Haki.

Fjalët:
Devleti - shteti
Zeman - kohë, epokë, periudhë kohore
Ahir-Zemani - koha para shkatërrimit të botës (kiametit)
Din-Dushmani - Armiku i fesë.
Hallki - populli
Sheriati - Ligji fetar
Qyfari - jobesimtari, i pafe.
Insani - njeriu.
Hazreti - titull respekti (honorifik)
Merahmeti - mëshira.
Gajreti - durimi
Murtad - renegat, i dalë nga feja.
Bidati - shtesë/ndryshim i keq në kundërshtim me bazat fetare.
Jezid(isë) - Jezid (emër mashkulli), sinonim i ligësisë e krimit.
Dhul-Xhelali - Poseduesi i Madhështisë, Zoti.
Haku - e Vërteta; po ashtu, një prej Emrave të Zotit (el-Hak).


Ky tekst u dërgua nga Bekim Fera   smartness




Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018