A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Per Nënën

NenËs

Zëri yt me bënte te rrëqethem
Fjala jote, më bënte te dridhem
Te dridhem, nga dashuria për ty
Kënaqesha, sa gëzoja kur te shihja në sy

Përkëdhelja jote, më përqafonte si puhizë
Si erë e butë, qe mëngjeseve ledhaton
Lule me lule gjithandej kah shkojnë
Derisa shtati im rritej si nje filize

E fjala jote me ngulej ne mendje si shtizë
Kur me uroje gjithë zemër, fjale si mjaltë
Fjalë qe veç nena, dijë ti thotë fëmisë
ato me përshkonin butë,butë si valë

Kur te kujtoj, sa shpesh, ndalem, dënese
Apo si t'a them,shumë mërzitem sot
Ja qe edhe sot sytë me bahen si vesë
Epo ,si ta them, këto, na qenkan lot

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1219





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018