A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për 28 Nëntorin

Nentori

Na bekoj lokja ne djepa,
qe kur lindem mbi k 'to shkrepa.
Kuq e zi, kuq e zi.
Po ku ka me mirë se ty.

Sihariq na vjen nga Vlora,
plaku jonë mjekrën si bora,
Një flamur e mbi ne gji.
Për te shpallur "Mëvetësi!

Zogjtë e shqipes një nga një
Përgëzojnë nenën Shqipëri.
Gëzimi thotë fjalën e vete,
shume te pritur, njëqind vjet!

Valëzo o shqipe mali,
Nga Skënderi e Ismaili.
Dorë me dorë nëpër beteja,
Me Ademin djalë si "rrëfeja"!

Kombi jonë sot u be një,
me Kosovë e Çamëri.
Gjithkund flitet fjala shqipe,
Jemi "bashkë", n 'trojet etnike!

- poezi nga Sahit Shala


- Poezia u dërgua nga SahitShala -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  859





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018