A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

Ramazani

Në muajin e meshires,
Shumë njerez jemi fal,
U lidhem me All-llahun,
Sikur kurrë më parë.

Shumë fjalë të ëmbla,
Ne i recituam,
Kur të gjithë së bashku,
Kura'nin e lexuam.

Erdhi ramazani,
Imani u fortesua,
Ramazani u largua,
Imani u dobesua.

Loti më rjedh e fyti më shtrengon,
Sa jam mërzitur e ti po shkon,
S’di si të të them lamtumirë,
Muaji i dritës, muaji më i mirë.

Cdo ruku e cdo sexhde që bëmë,
Bëmë për allahun e madhëruar,
Faleminderit o muaji i shenjtë,
Qe na tregove rrugen e drejtë

Për këtë kohe që ka ardhur sot,
Muhamedi a.s ka qarë me lot,
Ma shpeto umetin,
Të lutem o zot.

Pse mos të ndjekim,
Rrugen e tij,
Kur këshillat e tij ishin urtësi,
Jeta e tij modesti,
Ecja e tij moral e thjeshtësi,
Veshja e tij hijeshi,
Veprat e tij pastërti.

E lusim All-llahun e madhëruar,
Të dalim me agjerim të pranuar,
Lamtumirë o mbret i muajve të tjere,
Lamtumirë o muaji më me vlerë.

- poezi nga Sara Keqa


- Poezia u dërgua nga Sara Keqa -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  5