A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Satirike

I Paharruar

Cohu mjeshtër thur dy fjalë...
Sa shumë dhe dhe sa pak more.
Kështu e ka kjo e mjerë mëhallë!
Duhet marrë ndonjëherë përdore.

Sa shumë flisnin për ty gjallë
Se e koje mirë, sa rroje.
Si të harruan kaq shpejt vallë?!
Cohu mjeshtër thur dy fjalë!

Dy fjalë të bukura, thuaja nga zemra
Se na rrite, e harruan!
Harruan se Dritëro, një bëri nëna!
I tërë kombi për ty vuan!

Se nuk ka më kush ti koi...
Kore fjalësh hanë gjithë ditën.
Poezinë kush e harroi...
Filloi mbrapa politikën.

E nuk ndjenë më asgjë
Cuhu mjeshtër ndërgjegjësoi!
Kafen me romantizëm s’e pinë më!
Vec bojë kanë në gojë.

Ca roze e ca blu diku
U është bërë jeta politikë
E din’, në facebook kapen cdo ditë
Pasha në divanë gjithë ditën shtrirë.
E s’u bëhet vonë hic!

Cohu mjeshtër thur dy fjalë!
Se aq i madh dhe të harruan
Si do vejë kjo punë vallë?!
C’duhet bërë për tu vlerësuar?
C’duhet bërë për tu kujtuar?

08/11/2018.

- poezi nga Serael


- Poezia u dërgua nga Mikel -

Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018