A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shoqerinë

Jam I Pa Bindur…

Po vërtitem rreth qarkut tim të mbyllur,
Aty ku po qëndroj nga jeta i ndrydhur
Shpirti im nuk njeh limit,kete e di
Shpesh pyes veten,a kanë vetë limitet kufi?

Jam i pa bindur,i pa ndreqshëm keshtu gjithmon,
Asnjëherë nuk jam penduar herët apo vonë,
Nuk jam shqetësouar asnjëherë nga e kaluara,
As nga bota me ligje e regulla të trilluara.

Ne se do të duhej të ndryshoja,do ta beja!
Pse jo?Te ecja në krha të marezisë time,
Të gjurmoja kohën këtë epokë të krisur,
Në shtigje pa krye e në rrugë të pa nisur!

Globi rrotullohet mbi boshtin e tijë të vjetër,
Ngarkuar me mall,kujtime nga jeta e një kohe tjetër,
Vërtitem rreth e qark,ditët duke shtyrë me pahirë,
Në një botë që po shkërmoqet,por që mbahet me zinxhirë!

- poezi nga Shaqir Nina


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2019