A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Babain

Kujtime Për Gjyshin Tim

Këmbë kryq ulur ti rrije
Edhe vendi të kishte hije,
Fjalët e tij e thyenin gurin
Njohuria ja zbukuronte nurin.

Kështu më kujtohesh gjithmonë
Ulur në krye të odës tonë.
Shpesh i binte kavallit me zërin si loti
Dhe nuk merrej kurrë me gjëra koti.

Erdhi një Moment e hallet ju shtuan
Serbët djalin me burgë ja denuan,
Por nuk ja ulën aspak krenarin
Qendresa e tij thoshte, ma nderon shtëpin.

Por dallgët e jetës ja mbyllen qiellin
Rradh do ta shikonte ai diellin,
Brengat ju rriten sa malet
Guri i së keqës rrokulliset e s'ndalet.

Vdekja ta mori vajzën e vogël
Jeta tu vreros si me qenë robër,
Që aty shpirti i tij rënkonte
As në gëzime më nuk shkonte.

Shpesh dëgjonte e nuk fliste fare
Dhimbjën ja lexoje në sytë si dritare
Një ditë sytë me lotë ja pash,
Bëhu i fortë, o gjysh i thash.

Më përqafoj e më puthi në ballë
Ty të ka gjyshi goxha djalë,
Nga një herë lotët s'ja heqim vetës
Këto mor birë janë plagët e jetës.

- poezi nga Shefik Arifi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  194





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018