A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Shpirt Zbrazur

Po udhëtoj sot fare i vetëm,
për atje ku fati më ka flakur,
venitur, fytyrë zbehur,
valixhet plot, por në shpirt zbrazur.

Pas çdo kilometri përshkuar,
përgjat rrugës ku sot udhëtoj,
nga një pik loti dhimbshëm lëshuar,
dhe këtë herë fati më ndeshkoj.

Udhëtoj duke lënë pas kujtime,
i ngrysur, e buzë plasur,
në zemër mbartur shumë dhimbje,
mendime plot, por në shpirt zbrazur.

Sa shumë ndihem i vetmuar,
hapësirë boshe në shpirtin tim,
lënë pas të dashur e të bekuar,
udhëtoj sot dhimbshëm mbi trishtim.

Linja e autobuzve Tiranë-Athinë 06.02.2019

- poezi nga Shkëlqim Ziraj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1