A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Jeta Hedh E Jeta Pret

Jeta është llotari
nuk e dimë ç'na bie për pjesë,
njohim njerëz me dy fytyra,
gënjeshtar e të pa besë.

Njerëz që hyjnë në jetët tona
hedhin vallen si e duan,
hanë e pijnë deri në shpirt,
s'llogarisin sa lenduan.

S'jemi kurrë të përsosur
jemi njerëz me gabime,
kur qellimi është vetdashja,
lemë pas plagë pa shërime.

Dhe pse njerëz të tillë ka shumë
fundi botës nuk do jet,
gjithkush bënë atë që ndjenë,
jeta hedh e jeta pret.

Tirane 31.08.2018

- poezi nga Shkëlqim Ziraj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1