A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Gëzim

Kështu Jetojnë Dy Të Dashuruar

Në këte qytet plot me zhurmë,
jetojnë të lumtur, e të lënduar,
por jam i sigurt se në këtë turmë,
jetojnë dhe dy të dashuruar.

Në këtë qytet plot me rrëmujë,
banor jemi un dhe ti,
jetojmë të dy, jetojmë pa bujë,
nën të bekuarën dashuri.

Ky qytet nuk fle kurrë gjumë,
të mbar e të prapët ka atje jashtë,
fajtor nuk jemi, as ti as unë,
të mir, të keqe, e ndajmë bashkë.

Jetojmë të dy nën një çati,
herë jemi zënë, herë të pajtuar,
mos t'ju duket aspak çudi,
kështu jetojnë dy të dashuruar!

Tiranë 31.01.2019
Shënim: e shkruajta këtë poezi i frymezuar nga jeta e përditshme e imja, e atij, e asaj..e atyre pak më tej... Sepse si ky çifti protagonist në poezinë time ka me miliona nëpër botë që jetojnë dashurinë e tyre qetë fare, pa bujë!

- poezi nga Shkëlqim Ziraj


Nuk ka akoma asnjë votë