A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Shkurte Gashi
  • Vendlindja:
  •  
  • Jeton dhe vepron në :
  • Maqedoni 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  673

Shkurte Gashi është këngëtare e njohur. Emri i saj nuk është i panjohur, aq edhe zëri e këngët e saj, të cilat janë të dashura e të pëlqyera për publikun shqiptar. Siç thonë, kjo është më e mira që i këndon baladat. Di t’ia qëllojë, por edhe të dijë çka do shpirti e zemra e fansave të vet të shumtë. Shkurtja është mjaft e angazhuar nëpër mbrëmje muzikore në Kosovë e në diasporë, sikur edhe në dasma e ahengje të familjeve shqiptare. Me këngët e saj, me atmosferën që di ta krijojë në ato gazmende, kemi pasur rastin ta shohim kur edhe e kanë mbuluar të tërën me para e dhurata. Shkurtja nuk dëshiron të flasë për jetën e saj private. “Jetën time private gjithmonë ka dashur dhe dua ta ruaj vetëm për vete. Ajo pjesë është e jetës sime dhe dua ta kem vetëm për veten time” – thotë Shkurta. Suksese te shumta ka arritur ne bashkepunim me Threedots dhe ne veçanti me Flori Mumajesin.

Në Qershor 2004, Shkurte Gashi merr pjesë në PoliFest 2004 me këngën "Larg Nga Syte".

Më datë 23 Korrik 2009, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Mua M'ke Shkel Me Kembe".

Në Dhjetor 2009, Shkurte Gashi merr pjesë në Zhurma Show 2009 me këngën "Vetëm Unë Jam Dukat".

Në vitin 2009, Shkurte Gashi publikon albumin "Vetëm Unë Jam Dukat".

Në vitin 2010, Shkurte Gashi publikon albumin "Hajde".

Në vitin 2012, Shkurte Gashi publikon albumin "Live".

Më datë 8 Mars 2014, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Godet Shpirtin". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Më datë 15 Shkurt 2015, Blero publikon videoklipin "5", në bashkëpunim me Shkurte Gashi. Muzika e këngës u punua nga Elephant, Blero, Astrit Stafai, teksti u shkrua nga Fatmir Muja, Blero, Chipsi, ndërsa për orkestrimin u kujdes Elephant. Videoklipi u prodhua nga Imagine Films.

Më datë 30 Dhjetor 2015, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Nuk Te Fal". Muzika e këngës u punua nga vetë Shkurte Gashi, teksti u shkrua nga vetë Shkurte Gashi. Videoklipi u prodhua nga EMF Creative.

Në vitin 2015, Shkurte Gashi publikon albumin "Live".

Në vitin 2015, Musli Kuqi & Shkurte Gashi publikojnë albumin "Live 2015".

Më datë 27 Prill 2016, Ramadan Krasniqi & Shkurte Gashi publikojnë videoklipin "Zemra Falet". Muzika e këngës u punua nga Arsim Bunjaku, Elephant, teksti u shkrua nga Arsim Bunjaku. Videoklipi u prodhua nga Asha.

Më datë 27 Dhjetor 2016, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Tu Luta", në bashkëpunim me Flori Mumajesi. Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi.

Më datë 3 Qershor 2017, Shkurte Gashi publikon videoklipin "Do Mbijetoj". Muzika e këngës u punua nga Flori Mumajesi, teksti u shkrua nga Flori Mumajesi. Me këtë këngë, Shkurte Gashi merr pjesë në Zhurma Show 2017 në vitin 2017.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Anëtare e labelit

Threedots

Instagrami

Zyrtar

Profili

Facebook

Faqja

Zyrtare

Shto profile

të tjera


Më shumë artikuj nga Shkurte Gashi »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018