A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Ishe Ti

Ishe ti ai qe me dhuroi lumturin,
qe ma fali dashurin,
ishe ti foleja e ngrohte e zemres time,
per ty shpirt spata kurr aspak pendime.
Ti me beje te qeshja,
te qaja si femije.
Me ty thura shum endrra per kete dashuri,
por nje dit i harrove,
i le ne erresire, ne pafundesi.
Se besoja dot as vet,
qe nje cast pa ty do me dukej nje jet.
Zemra sot renkon si e vrar,
zeri te kerkon me shum fuqi,
te dua te thot ne perjetesi,
dhe ne shpirt e kam nje breng
se aty je ti e vec ti.
Ti ike pa mua,
e per here te fundit sme the te dua.
Mundohem ta harroj kohen qe na bashkoi,
por sdi te hesht, ta fsheh kete dashuri.
Sot tek ti dua te vi se kam shum mall,
te lutem engjell pritme se vec ti me mban te gjall.
Mbase sot po me mendon,
mbase syt e tu per mua po lotojn ,
mbase buza jote sot me kerkon.
Ku je dashuria ime,
ku je fshehur endrra ime?
Ma thuaj zot ku ta gjej sot,
ate djal syshkruar qe aq shum e dashuroj,
me thuaj ku esht se dua ta perqafoj???
Ti shpirt ike, skthehesh me,
por mos harro se nje zemre te hekurt pa ndjenja ti le...

- poezi nga Simona Shalcanj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018