A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Dashurinë e Humbur

Thone Se Dhimbja

Thone qe dhimbja eshte e bukur
Se brenda te mban ty
Thone qe dashuria kurre s’mbaron
Kete thoje dhe ti.

Po sot une me sbesoj
As ne fjale as ne perendi
Se cdo gje qe une besoja
U zhduke nen syte e mi.

Thone qe njerezit s’harrohen
S’ndodhe kurre ne dashuri
Sa genjeshtare kjo bote
Genjeshtare ashtu si ti.

Mali me mali s’takohen
Po njerezit takohen nje dite
Uroj qe mos te ndodhe mes nesh
Se se duroj dot nje ndarje te dyte.

Thone qe ndarja ka force
Se brenda mbane merin
Si te te urrej ty
Kur se di c’po na ndodhe tani?Huh?

S’kam force as te qaj
Jo te luftoj per ty
Po te le te shkosh
Te pakten te jesh I lumtur ti.

Ndoshta nuk do shoh trishtimin
Qe ka zaptuar te bukurit sy
Do mendoj per vete
Do mundohem te harroj ty.

Jeta ka ndarje I dashur
Dhe sot edhe per ne te dy
Te uroj te mirat e kesaj bote
Te uroj nje tjeter dashuri.

Ndoshta keshtu te ndihmoje
Gje tjeter s’me ka mbetur tani
Une me kaq heq dore
Tani e ke rradhen ti.

- poezi nga Simona Shalcanj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018