A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Dashurie

Ti Kurre Nuk E Kuptove

Ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Une isha nga ato femra qe cmendurira do beja per ty, me ty.
Nese nje nate te ftohte dimri do me kerkoje te dilja te te takoja sepse ndiheshe keq, do dilja, per ty, pa e menduar dy here.
Nese do me kerkoje te ecnim ne shi, te vraponim te dy, do e beja.
Nese do me kerkoje te arratiseshim diku larg, vetem ne te dy, do te te ndiqja me sy mbyllur.
Nese do doje te kercenim ne mes te rruges si dy te cmendur nuk do mendohesha dy here.
Nese do doje te bertisnim, te ulerisnim per te nxjerre dufin, do e beja edhe sikur njerezit te na mendonin te cmendur.
Ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Kisha aq shume dashuri per te te falur.
Kisha aq shume endrra per te jetuar me ty.
Sepse une kudo do isha me ty.
Edhe ne momentet ne te cilat ti ne veten tende nuk do besoje, une do e beja.
Edhe nese i pashprese do ishe, shprese do te te falja.
Mjaftonte vetem qe ti te qendroje.
Ti te besoje. Te me besoje mua.
Sikur doren te ma kishe dhene kurre nuk do te ta kisha leshuar.
Do jetoja per ty, me ty.
Do isha perkrah teje ne momentet e trishta dhe te bukura.
Do isha ne krahun tend teksa ngjisje shkallet per te realizuar secilen nga endrrat e tua.
Sepse une do isha aty me ty, per ty.
Ne netet e trishta.
Ne ditet e zymta.
Do isha shoqeruesja e neteve te tua te vetmuara.
Do isha mbeshtetja jote.
Ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Une nuk do largohesha edhe nese ti do deshtoje diku, por do prisja me ty triumfin e radhes.
Une kurre nuk do largohesha edhe nese pasuri nuk do kishe.
Nuk kishte rendesi ku do ishim, por e rendesishme ishte te ishim bashke.
Une do provoja me ty cdo gje.
Do realizoja me ty cdo mendim timin sado idiot te ishte.
Do kishim nje liste me gjera per t'i bere, se bashku.
Sepse ne kurre nuk do e linim dashurine te merrte fund.
Une do isha motra jote, shoqja jote, dashuria jote e mbi te gjitha femra jote, e jotja.
Une do isha e jotja.
Por ti kurre nuk e kuptove apo jo?
Nuk kuptove qe une, kurre, nuk do te ta leshoja doren.
Ne djall, ti kurre nuk e kuptove!

- poezi nga Simona Shalcanj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018