A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Spirit Voice
  • Vendlindja:
  •  
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.4 / Votuan:  8
Këndon kryesisht: pop

Spirit Voice është grup artistësh i njohur. Ato ishin vajzat e para që dolën me klipin e tyre në një fuoristradë, sic ishte edhe titulli i këngës. Ato sillnin freskinë e rininë e moshës nëpërmjet stilit dhe trendit të fundviteve ’90. Asokohe në Tiranë zhvilloheshin audicione nga një studio muzikore, e cila do të formonte grupin e parë “pop”, në përbërje të të cilit do të dominonin vajzat. Formacioni do të quhej “Spirit Voice” (Zëri i Shpirtit), pasi pjesëtaret e grupit ishin te gjithe besimtarë, përveç faktit qe muzika për ta buronte nga shpirti. “Spirit Voice” përbëhej nga 4 vajza: Angjelina Gilardi, Larisa Vrana, Dorina Nizami dhe Soni Malaj. Brikel Guga me saksofon shoqëronte vajzat nëpër festivale. Edhe pse ishte më e vogla e grupit, Soni spikati jo vetëm për zërin e bukur, por edhe për paraqitjen dhe aftësine e saj për të kërcyer.

Ne vitin 1997, grupi del per here te pare ne Festivalin “Kenget e Stines” dhe qe ne debutimin e tij paten impakt te drejtperdrejte ne publik per vete frymen rinore dhe moderne qe percillnin si grup. Kater vajzat u bene grupi me i famshem shqiptar dhe balada “Lag e Ter” e kompozuar nga Adi Hila me tekst te Pandi Lacos u cilesua si balada me e bukur nder vite.

Në Dhjetor 1997, Spirit Voice marrin pjesë në Festivali i 36-të në RTSH me këngën "Mbi Mesdhe".

Në vitin 1998, njera nga pjesetaret e grupit, Larisa Vrana, u largua dhe pjesëtaret e mbetura të grupit bënë një audicion për të gjetur zërin e ri që do të zëvendësonte largimin e Larisës. Përzgjidhet Elia Zaharia, si më e përshtatshmja për të qënë në grup, vajza e aktores së famshme shqiptare Yllka Mujo. Grupi që nga dalja e tyre e parë në skenë është vlerësuar gjithmonë me çmime dhe u bë i dashur për të gjithë audiencën shqiptare.

Në vitin 1999, një tjetër pjesëtare largohet nga grupi, Angjelina Gilardi, por këtë radhe pjesëtaret e tjera vendosin mos ta zëvendësojnë, por të vazhdojne ashtu.

Në Nëntor 1999, Spirit Voice marrin pjesë në Kënga Magjike 1999 me këngën "Rruga E Jetës".

Në Dhjetor 1999, Spirit Voice marrin pjesë në Festivali i 38-të në RTSH me këngën "Nese Ndryshoj, S'me Tremb Erresira".

Në Nëntor 2000, Spirit Voice marrin pjesë në Kënga Magjike 2000 me këngën "Lag E Ter".

Në Dhjetor 2000, Spirit Voice marrin pjesë në Festivali i 39-të në RTSH me këngën "Princi Im".

Në Nëntor 2001, Spirit Voice marrin pjesë në Kënga Magjike 2001 me këngën "Nga Dhe Ku".

Por dy nga vajzat vendosin të lënë Shqipërinë: Dorina niset për në USA, ndërsa Elia për të vazhduar studimet e aktrimit në Paris, me premtimin që “Spirit Voice” do të rikthehen sërish bashkë në një të ardhme.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »


Më shumë artikuj nga Spirit Voice »