A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Tahir Drenica
(1921-2013)
  • Vendlindja:
  • Drenica 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.9 / Votuan:  48
Këndon kryesisht: popullore rapsodike

Tahir Drenica është këngëtar i njohur. Kanë qenë një familje e madhe prej 48 antarësh. Qysh si i vogël ka shkuar me bagëti, sikur edhe shumë moshatarë të tij, ku dhe i ka rënë fyellit. Këndoi që nga viti 1948. Në atë kohë bënin dasma, e nuset i vishin në kullën e tyre, këngëtarët e vjetër këndonin me daire, kurse ai i ndëgjonte dhe i mësonte këngët menjëherë.I mban mend këngëtarët e vjetër si: Cuf Kadishani prej Tërsteniku, Halim Beqa prej Gllanaselle, Murat Pajaziti nga Gllogovci etj, nga ku ka mësuar shumë këngë të vjetra prej tyre. Pas një kohe ka kënduar me një djalë të xhaxhait, pa vegla, kur vinin mysafirët në oda.Më vonë morri një sharki dhe u mësua ti bie.Një kohë ka kënduar me Beqir Prelezin, i cili i binte çiftelisë shumë mirë.Në këtë kohë është bashkuar me Halil Cërvadikun, babain e Shaqir Cërvadikut. Halili ka qenë këngëtar më i vjetër se ai, me të cilin ka kënduar shtatë vite, diku rreth vitit 1957. Pas tij është bashkuar me Hashim Shalën, ku kanë kënduar bashkë në Radio Stacion të Prishtinës, edhe në television. Pas një kohe u bashkangjit Qamili i Vogël me ta. I bënin disa ushtrime në odën e Tahirit, ku më pas kanë shkuar në Zagreb dhe kanë inçizuar disa pllaka gramafoni.Pas një kohe janë njoftuar me një daneze, Birthe Traerup, e cila studionte folklorin botëror, ku sëbashku krijuan një libër në 5 gjuhë, me këngë folklorike shqipe, me lejen e Institutit Albanologjik të Evropës.I merr sëbashku danezja, në vitin 1966, e i dërgon në Kopen Hagen, ku i kanë dhënë 22 koncerte.Në Danimarkë, në një festival morrën pjesë 17 shtete dhe Tahiri, Hashimi dhe Qamili morrën vendin e parë si solistët më të mirë dhe për ta kanë shkruar shumë gazeta të jashtme.
Me Hashimin, mëpas janë bashkuar edhe me Osman Gllarevën e Qazim Berishën.Qazim Berisha ka qenë i njohur për muzikë, e sidomos për instrumente, ku i ka ra mirë violinës.
Më pas kanë marrë pjesë në Bruksel-Belgjikë, ku e kanë mbaruar përmendoren e Skënderbeut, me emigrantët shqiptarë, në vitet 78-79. Këtu kanë marrë pjesë Tahiri, Osman Gllareva, Qazim Berisha , Qamili i Vogël etj,ku kanë kaluar shumë bukur 17 ditë.
Pastaj, më 1981, përsëri kanë mbajur koncerte me Hashimin, Qazimin, etj dhe kanë kënduar në radio stacionin e Kopen Hagen-it, nga ku i kanë dëgjuar mbarë Gjermania, Suedia etj.Me Hashim Shalën kanë mbajtur koncerte nëpër Gjermani, Austri, Zvicër, Amerikë, e shumë vende të tjera.
Në Kosovë ka kënduar më këngëtarët e njohtur si Sali Bajrami, Ferizi Krasniqi, Rizah Bllaca, Sef Mleqani, Durmish Kadishani, Demir Krasniqi, Bajrush Doda, Augustin Ukaj etj, dhe me orkestrën popullore me Hajdar Dushin, me Ansamblin e Rugovës (Shahindere Bederjolli, Sheqrie Spahia, Nazmie Hoxha).Tahiri ka marrur shumë çmime e dhurata nëpër manifestime të ndryshme.Edhe këngët i ka thurrur vetë me tekst me melodi e me muzikë. I ka shkruar afër 70 këngë të heronjve shqiptar, të cilat i mban mend e i këndon menjëherë.

I madhi TAHIR DRENICA u nda nga jeta ne Qershor 2013.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »

Punuan Biografinë:  arsimdiber  

Më shumë artikuj nga Tahir Drenica »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018