A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Tahir Drenica - Vajtimi I Motres Se Avdise


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1

Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

01/11/2013

2013-11-01T19:04:29

Eej motra e Avdijes koka çue
O sill te mrizi o t'vllait i ka shkue
O ja ka nisun o me vajtue
O Avdio e hej i dashun e

Eej kesh ne veg vlla tuj punue
O gjith per ty motra tuj mendue
O me çfar vashe vlla me t'martue
O ndjeva ni pushk vlla tuj ushtue
E mir e dita vlla t'kan zanue
O Avdio e hej i motres e

Eej kur na lejke vlla ylli o i sabahit
O e m'ja vnojshe tershanen krahit
A m'ja çilshe vlla deren vathit
Em ja lshojshe vlla zanin cjapit
I lshojshe dhit rrafshit t'livadhit
U epshe uj te kroni o i akllit
A i mrizojshe vlla ner hije t'ahit
O Avdio e hej i dashun e

Eej motra e Avdies fort po m'kane
O nuk kem tjeter ma motra e nona
O s'kem per kan ma be te bojna
Avdio e hej i dashun e

Eej çishtu motra s'ka mendue
O me tok t'zez vlla sot me t'mblue
O motra e nona ku me rrnue
O Avdio e hej i motres e

O nuk um met vlla xhak pa u kthye
O ja me grazhd vlla ja me krye
Veç de t'jet xhaku i Avdies
Na u ka kput sot kulmi i shpijes
Na u ka kput o pergjithmone
S'kem na ma per kon te knojme
Sa t'osht jeta vlla tet vajtojme
O Avdio e hej i motres e


Ky tekst u dërgua nga  arsimdiber




Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018