A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Tasim Gjokutaj
(1944-1998)
  • Vendlindja:
  • Kuç 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  3

Tasim Gjokutaj është shkrimtar i njohur. Ai rridhte nga një familje me tradita atdhetare, arsimore, kulturore e liridashëse. Shkollën fillore e kreu në vendlindje, ndërsa ciklin e lartë të shkollës shtatëvjeçare dhe të mesmen në Gjirokastër. Po këtu është diplomuar për gjuhë e letërsi shqipe në Universitetin “Eqrem Çabej” (ish Instituti i Lartë Pedagogjik trevjeçar). Për pak kohë dha gjuhën e letërsinë në shkollën shtatëvjeçare të Libohovës, ku punoi me përkushtim si mësues dhe edukator i brezit të ri. Veçanërisht punë të lavdëruar ka bërë gjatë shumë vjetëve që punoi drejtues i bibliotekës së fëmijëve në qytet, ku zhvilloi veprimtari të shumta e të ndyshme për propogandimin e leximin e librit dhe për zhvillimin e talenteve të reja në fushën e letërsisë. Më pas Tasim Gjokutaj dha leksione për letërsinë për fëmijë në Universitetin “Eqerem Çabej”, ku ndihmoi edhe për zbulimin e përparimin e talenteve në fushën e letërsisë për fëmijë e të rritur, një pjesë e të cilëve sot janë shkrimtarë të njohur. Gjatë vjetëve që punoi pedagog Tasim Gjokutaj u mor edhe me punë shkencore, frut i të cilave janë dy librat me leksione e studime: “Lirikat e dasmës gjirokastrite” dhe “Letërsia për fëmijë-1”, për të cilat mori edhe titullin “Doktor i shkencave filologjike.” Ka botuar pothuajse 30 libra me vjersha dhe poema humoristike për fëmijë, me të cilat është bërë një nga përfaqësuesit më të shquar të letërsisë për fëmijë në këtë fushë, dhe një nga emrat më të dashur e më të kërkuar për fëmijët. Në krijimtarinë e vet Tasim Gjokutaj i është drejtuar dhe skenës së fëmijëve, për të cilën ka shkruar shumë pjesë për kukullat, disa librete estradën për fëmijët e të rriturit, por edhe tekste këngësh që janë kompozuar e kanë marrë edhe çmime në festivale të ndryshme. Ndërroi jetë në vitin 1998 në Gjirokastër.

Prej vitesh ka punuar si pedagog i folklorit dhe i letërsisë për fëmijë në Universitetin e Gjirokastrës. Fryt i kësaj pune janë edhe disa studime, mes të cilave shquhet monografia "Lirika e dasmës tradicionale Gjirokastrite" (1996) ku në 243 faqe, mbështetur në një material të bollshëm faktik bën analiza të shumanëshme për këngët lirike që shoqërojnë dasmat në rrethin e Gjirokastrës. Me këtë studim autori ka mbrojtur titullin "Doktor" i Shkencave Filologjike. Në vitin 1997 botoi edhe një tekst të letërsisë për fëmijë, për pedagogët që japin këtë lëndë në Universitetet e vendit tonë. Kjo është një ndihmesë e madhe për të gjithë ata që merren me letërsinë, për studiuesit e krijuesit, për mësuesit e letërsisë në shkollën tetëvjeçare e më gjerë.
Në të gjithë krijimtarinë e tij për fëmijë Tasim Gjokutaj është shquar për ndërtimin e fabulave interesante, për kapjen e trajtimin e temave në mënyrë intriguese e me të papritura të këndëshme, gjë që u pëlqen shumë lexuesve të vegjël; për mbështetjen e fuqishme në gurrën popullore të trevave të jugut e veçanërisht të krahinës së Kurveleshit, për vargun e tij melodioz, për humorin e hollë e për batutat e goditura që shpesh i bëjnë fëmijët të vënë buzën në gaz apo të kruajnë kokën, në rast se e kanë mizën në kësulë... (siç thotë populli), për komunikimin lirshëm e me njohje të botës, gjuhës e psikologjisë fëmijënore, për bashkëbisedimin e ngrohtë me lexuesit e vegjël e për shumë cilësi të tjera, të cilat e bëjnë autorin ndër krijuesit më të dashur në këtë fushë.

» Dërgo Korrigjime »

» Poezitë »

Profili

Facebook

Shto profile

të tjera