A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Bashkë Me Qumështin E Nënës

Një mama po vjen tani
nga stërvitja në shtëpi.

E pret foshnja që tund doçkat
dhe hap gojën porsi zoçkat.

Pranë pushkës dhe gjerdanit
foshnja thith gjirin e mamit.

Bashkë me gjirin ajo prek
dhe gjerdanin me fishekë.

Fosnjat tona kështu pinë,
bashkë me qumësht, trimërinë!

1983

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Nuk ka akoma asnjë votë