A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Hunda Dhe Shamia

(Ndodhi në klasën e parë)

Kur ishim të vegjël,
një shoku im
mëngjes për mëngjes
harronte shaminë.

Sa herë kollitej,
apo teshtinte;
me mëngë të xhaketës
turinjtë i fshinte.

Një ditë në klasë,
mësuesi e pa
dhe buzagaz,
i qetë i tha:

-Ç'paske bërë kështu,
more djalë i mbarë,
shaminë e ke lënë,
hundën e ke marrë.

Po harrove prapë,
të marrësh shami,
shkule edhe hundën,
lëre në shtëpi!...

Që nga ajo ditë,
ndodhi një çudi:
dhe pse kish një hundë,
merrte dy shami!

1995

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2