A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Derrkuci Që Bëri... Dush

18.
Ish dikur
e ish njëherë
një Derrkuc,
një Dosë,
një Derr.

Ky Derrkuci
na u rrit,
ndaj i blenë
prindërit një ditë:
një kalem,
një Abetare,
fletore
të reja fare,
çantë, kostum,
këpucë, këmishë...
(Lum Derrkuci
që i kish!)

Çdo gjë gati
ia kanë marrë<
se do shkojë
në klasë të parë.

Pra, fëmijë, përralla jonë
zuri fill më 1 Shtator.

8
2.
Del mamaja gjer te gardhi,
e puth derrkucin shpejt te balli
dhe e lumtur buzëqesh,
ulet e i thotë në vesh
çu, çu, çu e çi, çi, çi
dhjetëra, qindëra porosi:

- Ti po shkon në klasë të parë
të më bëhesh djalë i mbarë.
I mënçur si babi,
serioz si cjapi,
i urtë si kau,
gazmor si bilbili,
i bukur si ylli,
punëtor si ora
i pastër si bora
(si bora pa njolla),
i shpejtë si erë,
me shëndet si... derr!...

Porositë nuk kanë fund
dhe Derrkuci kokën tund,
pastaj mamin fort e puth,
shpejto niset për në udhë.
Me kostum e me këpucë,
ç'lezet ka sot ky Derrkuc!

Tej nga kodra përshëndet,
mami prapë nis e thërret,
nisin prapë porositë:
- Shpirt i mamit, hapi sytë,
nëpër baltë mos u llangos,
se të thonë pisanjos...

... Po nuk mbajte pastërti
do na qeshin që të dy,
edhe mua edhe ty!

3.
Dita e parë në klasë të parë,
o, sa gjëra kanë ngjarë!
Kanë ngjarë aq shumë gjëra,
një përrallë s'i nxë të tëra,
do t'i lë për tjetër herë.
Ama... njërën do ta them:

Zilja ra,
mbaroi mësimi,
hop Derrkuci,
nga gëzimi,
menjëherë
çantën kap,
për shtëpi
niset me vrap.

Ec e ec
shoku Derrkuc,
na shikon
një pellg me llucë.

Nuk mendohet,
hiç s'e zgjat,
me gjithë çantë
këlltumb në baltë.

Pllaq e plluq
nis të notojë,
me lezet
nis të këndojë
- Tri, li, li
e tra, la, la,
si kjo lluca
jo, nuk ka...
Ti s'je baltë,
je e butë
porsi gjalpë!

Tra, la, la
e trti, li, li...
Se sa ndenji,
nuk e di.

Kur gërr-gërr
bëri stomaku,
tha me lete
"Kam uri",
dhe u nis
për në shtëpi.

Po ç'e do,
ngado që shkon
ujë, llucë
e baltë kullon.

Që në portë
thirri fort:
- Po ku je,
moj mama,
kam uri,
dua të ha!

4.
Del mamaja në dritare,
fërkon sytë, nuk e njeh fare.
- Ik, or djalë, mos bëj shaka,
ti nuk mund të jesh im bir,
se ai ndrin si pasqyrë.
Sot në klasë të parë shkoi,
pres të vij të më gëzojë.

8
- Unë jam Derrkuci vetë,
ja dhe çanta që më bletë...
(E kur ngriti çantën lart,
çurgë-çurgë rrodhi baltë.)
...Jam Derrkuci, më beso,
hape çantën dhe lexo,
kam emrin, mbi Abetare...
(Në kapak, mbi Abetare,
emri nuk lexohet fare.)
...Hape portën, ç'pret mama...

- Ik or djalë, mos bëj shaka,
s'je im bir, dhe mos e zgjat,
je një top i madh me baltë.

Nis Derrkuci qan me zë:
- Ë, ë, ë, ë, ë, ë...
Pikojnë lotët pik, pik,pik,
lahet balta mbi qerpikë.

Kur lotët pastruan syrin,
mamaja njohu të birin.
Shkuli faqet, thirri fort:
- E zezaz, ç'më gjeti sot!
Si ta laj, e shkreta unë,
ku ta gjej gjithë këtë ujë?
Me një gjym nuk e laj dot,
duhet një... autobot.

Babi lajmin sa e mori,
elefantin na dërgoi.
Elefanti vjen me vrap,
dup, dup, dup kalon në fshat,
e vrapojnë prapa tij
të mëdhenj e çilimij,
kush e kush të mbërrijë më parë,
të shikojnë, ç'do ketë ngjarë?!

Elefanti rëndë-rëndë,
autobot me katër këmbë,
që te gardhi feçkën ngriti,
vuzh, vuzh, vuzh ujin vërviti,
vuzh, vuzh, vuzh e vuzh, vuzh, vuzh,
i bëri Derrkucit dush,
që s'besoj ta ketë bërë kush...

Si mbaroi, i tha prerë:
- Po u bëre tjetër herë
kokë e këmbë kështu me baltë,
unë s'vij të të laj prapë,
se kam plot punë të tjera,
nuk kam kohë të laj derra!...

Tej te gardhi
plasi gazi
hi, hi, hi e ha, ha, ha,
me romuze, me shaka,
po Derrkuci nga t'ja mbajë?
I vjen turp, i vjen të qajë.

5.
Ishte ngjarje
pak e rënd,
po Derrkuci
vuri mend.
Që aherë
gjer më sot,
kaluan
tre muaj plot.

Sot Derrkucin
bukurosh
kënaqesh
po ta shikosh.

Shkon e vjen
çdo ditë në shkollë,
mbi kostum
s'i gjen një njollë.

1981

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.1 / Votuan:  9