A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Ketrushi Që E Kishte Gojën Pis

Një goxha ketër me kulturë
na flet me një ketrush:
- Të lutem, zbrit atje në lumë,
një poçe ujë më mbush!

- O, ç'paskeqejf! - i tha ketrushi
dhe hop hundën përpjetë,
- ai që ka nevojë për ujë,
ta mbushë poçen vetë.

Iu lut ketrushit ditën tjetër
një lepur i sëmurë:
- Njofto, të lutem, mjekun ketër,
se kam temperaturë

- O ç'paske qejf, mustaqemadh!
- dhe hop hundën përpjetë,
- Në je sëmurë, dil në livadh,
kërkoje mjekun vetë.

Kështu përgjigjej pa kulturë
ketrushi, mendjelehti
dhe shokët s'i dëgjonte kurrë,
ndaj pa shok mbeti...

Takon një ditë një tufë me ketra
përtej në pyll, diku.
- O, sa gëzim, mirë që ju gjeta,
do bëhem shok me ju!

- Ti s'mund të bëhesh shok me ne
se gojën pis e ke!

Ketrushi zbriti poshtë në lumë
dhe gojën mirë e mirë,
e lau me ujë e me sapun,
e bëri si pasqyrë.

Kur vinte rrugës nëpër dega,
përtej, në pyll, diku
takoi prapë një tufë me ketra:
- Do bëhm miku me ju!

- Ti s'mund të bëhesh mik me ne,
se gojën pis e ke!

- Ju jini qorra dhe tutkunë,
- u thotë duke qarë,
- a nuk e patë që me sapun
sot gojën e kam larë?!

Aherë i foli një mëllenjë
që tutje nga boriga:
- Akoma gojën e ke pis,
se thua fjalë të liga!

1995

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1