A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Gjyshërit

Ku Ta Gjejë Daullen Gjyshi?!

Kini parë a s'kini parë,
në pallat kemi një djalë.

Prindërit halli i ka zënë,
se bën naze në të ngrënë.

Në kuzhinë e në ballkon
e ndjekin me pjatë në dorë.

- Qejfin mamit mos ja prish,
ha 'u bëfsha një thelë mish!

- Unë s'e ha thelën e mishit,
po si ra daulles gjyshi!

- Je në vete,more Beni,
ku ta gjejmë daullen, s'kemi!

- S'ka daulle? - Jo nuk ka!
- Epo mirë dhe unë nuk ha!

E menduar flet mamaja:
- O gjysh, na gjeti belaja,
na mbeti djali pa ngrënë,
daullen duhet ta gjejmë.

Skuqet gjyshi, kokën tund,
merr legenin, një bastun.

Që t'i bëhet qejfi Benit,
I bie gjyshi... legenit!

1995

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2