A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Sikur Të Gënjenin Të Gjithë Si Ti

Më thotë babi: - O Kreshnik,
meqë nesër shkojmë piknik
dhe detyra kemi plot,
a s'i bëjmë të gjitha sot?

Një të thënë e njjë të bërë,
iu futëm punës të tërë.

Babi vetë në sulm i pari,
na u nis të bëjë pazarin...

Ndërsa mami, si gjithnjë,
dy-tri punë bashkë i zë.

Këtu brumin për byrek,
andej mishin për biftek.

Më thanë mua atë ditë:
- Merru me Aritmetikë?
(E vështirë detyra ime,
shtatë problema dhe ushtrime...).

Unë bëra një dredhi,
zgjidha vetëm dy a tri,
dy me shkrim e një me gojë,
e pastaj...me vrap në lojë!

Kur më pyetën, unë "tapa"
thashë i zgjidha që të shtata.

Si? Pse thashë shtatë problema?
Punë e madhe pse gënjeva...

Sikur të vepronin
të gjithë si ti,
e di ç'do të bëhej?
Ndoshta nuk e di...

Babi blen dy pasta
dhe na thotë tri,
një mami, një babi,
ç'do të haje ti?!

1989

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Nuk ka akoma asnjë votë