A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Loja E Maçokut

Fëmijët: - O maçok,
çamarrok,
pse po vjen vërdallë?

Maçoku: - Kërkoj ndonjë
pisanjos,
ta lëpij në ballë.

Fëmijët: - Tri, li, li, tra, la, la,
pisanjosa këtu s'ka.
Kopshti ynë shembullor
i ka pastërtorë...

O maçok, çamarrok,
a ke tjetër punë?

Maçoku: - Kush ka ardhur
pa shami
ta lëpij në hundë.

Fëmijët: - Tra, la la, trri, li, li,
që të gjithë kemi shami.
Kopshti ynë shembullor,
të gjithë pastërtor.

1978

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Nuk ka akoma asnjë votë