A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Flutura Fjalëbukura

A e njihni?
Kjo është Flutura,
që përdor
fjalët e bukura.

Çel nga gjumi
sytë e zes,
u thotë prindërve:
"Mirëmëngjes!"

Shkon në kopësht
me dëshirë,
i thotë gjyshes:
"Ditën e mirë!"

Kur gabon
flet me ngadalë:
"Të lutem, mami
më fal!"

Kur e thërret
për ndonjë gjë,
thotë "Urdhëro!"
e nuk thotë "Ë!"

Çupë e mirë,
s'ke ç'i thua,
s'e njeh fare
fjalën "S'dua!"

1995

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.8 / Votuan:  5