A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Më Solli Mami Dy Bebe

Nga shtëpia e lindjes
mami me taksi
nuk solli një bebe
po na solli dy.

Ata janë të vegjël,
me flokë të artë,
mami i ka vënë
bashkë në një krevat.

Isha fare vetëm
me një kukull lodër,
kam tani vëlla,
kam edhe një motër.

Porsa vij nga shkolla,
shkoj i puth në faqe,
ata çelin sytë:
katër manushaqe!

Pastaj zgjasin doçkat,
qeshin me gëzim,
një më kap nga flokët,
tjetri më lëpin...

Lum e lum si unë,
më të lumtur s'ka
kam tani dhe motër,
kam edhe vëlla!

1989

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  6