A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

A E Dini Ç'tha Artani

A e dini ç'tha Artani?
"Qumështin e bën dyqani!"
Qeshën shoqet,
qeshën shokët,
qeshën delet,
qeshën lopët,
qeshën dhitë,
qeshën fëmijët...
Kur i pa me sy Artani
dhitë, delet te livadhi,
që hanë gjethe, majë bari,
kur pa lopët te çairi
plot me qumësht mbushur gjiri,
katër kova plot bidoni, plot kamioni,
pa dhe mjelësen vuzh-vush-vuzh,
që me radhë kovat i mbush:
nga kamioni në punishte,
hidhet qumështi nëpër shishe,
vrapojnë shishet te dyqani,
I shikon e qesh Artani...
Shkon dhe babi
çdo mëngjes,
na blen qumësht
për përshesh.
Ha Artani
e kënaqet,
porsi mollë
i skuqin faqet...
... E mësoi edhe Artani:
"Qumështin s'e bën dyqani"

1978

- poezi nga Tasim Gjokutaj


Nuk ka akoma asnjë votë