A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Teuta Selimi: Së Shpejti Videoklipi I Ri “Non Stop”


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  30
[05-01-2014]
Teuta Selimi, këngëtarja e njohur shumë shpejt do të na vij edhe me disa projekte të reja, bëhet fjalë për një këngë të re në duet me këngëtarin Korab Jetishi. “Non Stop” titullohet kënga më e re e Teutës e punuar nga Ilir Berani. Kënga gjithashtu do të shoqërohet edhe me klip, për xhirimet e të cilit janë përkujdesur Imagine Creative. Në vazhdim Teuta na zbulon më shumë detaje në këtë intervistë enkas për ne...

TeksteShqip: Teuta, së fundmi jeni në pregaditje të videoklipin tuaj më të ri "Non Stop" në duet me Korab Jetishin, mund të na flisni pak më shumë rreth këtij projekti?

Teuta: Në fakt videoklipi nuk është i përfunduar ende, pritet të lansohet këto ditë, është një duet me Korab Jetishin, këngë e kompozuar nga Ilir Berani, ka qenë ideja e Korabit për një bashkpunim, fillimisht më dërguan demon pastaj mua më pëlqeu dhe këshu erdhëm deri te realizimi i këngës edhe videoklipit dhe shpresojmë që do të ju pëlqej edhe dëgjuesve.



TeksteShqip: Keni pasur disa bashkpunime, kësaj rradhe erdhët me një bashkpunim mjaft interesant, sa janë të suksesshme bashkpunimet dhe sa është e vështirë të punosh me kolegë?

Teuta: Po varet edhe nga kënga se si e përcepton publiku, përndryshe bashkpunimi nuk është edhe i vështirë me kolegët sepse secili e ka përvojen e vet dhe e njofin punën dhe e respektojnë kohën dhe mundin e njëri-tjetrit.

TeksteShqip: Videoklipi është punuar nga produksioni IMAGINE? Është hera e parë që keni bashkpunuar me këtë produksion. Na trego pak sa je ndarë e kënaqur me punën e këtij produksioni?

Teuta: Po është realizuar nga Imagine me të cilët s'kam bashkpunuar më përpara mirpo Korabi ka pas bashkpunim me ta kështu që ai ka kontaktu, dhe kemi kaluar mirë gjatë xhirimeve, kanë qenë shumë pozitiv si dhe professional në punën e tyre.



TeksteShqip: Viti i Ri zë një vend të veçantë për artistat, pasi shpesh herë janë duke kënduar nëpër ahengje të ndryshme. Po ju, festuat me familje apo e festuat mes shumë njerëzve në një aheng të veçant?

Teuta: Këtë vit kam festuar në shtëpi pas shumë viteve mungesë kështu që ka qenë diçka më e veçantë dhe kam pas rastin ta festoj me familjen time.

TeksteShqip: Një vit i sukseshëm për ju 2013-ta. Disa këngë dhe klipe madje edhe disa çmime në festivale. Çfarë do të mbani mend më së shumti nga viti që lam pas?

Teuta: Po 2013-ta ka qenë një vit i suksesshëm për mua, kam inçizuar disa këngë të reja, një videoklip si dhe kam marrë dy çmime në Zhurma Show, ndërkohë gjatë vitit kam pas edhe performanca e angazhime të ndryshme në vende të ndryshme dhe mund të them që ka qenë një vit i mirë.



TeksteShqip: Çfarë e pret Teuten në 2014-tën. Keni ndonjë plan të veçant? Keni kohë pa lansuar në treg ndonjë album apo pjesmarrje në ndonjë festival?

Teuta: Plani i parë të bëj muzikë dhe këngë të reja, ndërsa Plani numër 2, të ndjek Planin e parë(qesh). Sa i përket festivaleve varet se në cilin? Sepse shumica prej tyre nuk janë në nivelin e duhur muzikor, por ndoshta në një festival që ja vlen, me kënaqësi do merrja pjesë.

TeksteShqip: Urimi juaj për këtë vit?

Teuta: Ju dëshiroj të gjithëve jetë sa më të lumtur, shëndet më të mirë edhe begati në familjet tuaja, sidomos fëmijëve ju dëshiroj shumë kënaqësi e shëndet në vitin që kemi hy dhe dëshira ime më e madhe është të ndalet lufta në Siri ku mjerisht po vdesin shumë fëmijë dhe njerëz të pafajshëm.



TeksteShqip: Teuta ne të falenderojmë që gjete kohë të ndash me fansat këtë intervistë për teksteshqip. Për fund dëshiron të shtosh diçka? Ndonjë porosi...

Teuta: Ju faleminderit juve, ishte këaqësia ime që përmes juve t'ju drejtohem adhuruesve të mi dhe ju dëshiroj punë të mbarë dhe sukses në 2014.
 (Teksteshqip.Com)

      Teuta Selimi & Korab Jetishi - Non Stop [Teksti dhe Klipi]




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018