A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Fenë Myslimane

Dora E Allahut Do Godet

Nën hijen e vrazhdësisë
Mbështetur larg nga barbarët
Fuqia barazohet me egërsinë
Kufirin e njerëzimit e kanë të dështuar
Gjahu i tyre nuk ka limit
Mëshojnë pa mëshirë
Fëmi gra burra moshuar
Lotët gjaku varret
Shkelin mbi të shtrenjtë...

Ndaluni ju të pamëshirshëm
Ndërpritni dhe mendohuni
Kthehuni prapa në histori
Mbrapa edhe më mbrapa
Do të ju ngrihet gjaku në trup...

Ngrënia e pemës së ndaluar
Luti a.s. kërkoi shkatërrim
Nuhi a.s. ndërtoi anijen
Urdhëruar nga i Madhi Zot
Shumë e shumë dënime tjera
Pastërtia morali i lartë i Jusufit a.s.
Sot e kësaj dite jeton
Modestia e Isa a.s.
Muxhizet e shkruara në Libra të Shenjta
Profeti i fundit Muhammed s.a.s.
Kur-ani famëlart dhe shpella Hira...

Ju mëkatarët e urrejtur
Nuk keni të drejtë aspak
Ju të rrezitur në kokë
Groposur ndjenjat humane
Me ndërgjegje të sakatosur
Aspak nuk keni të drejtë...

Kur dielli të lind në perëndim
Breshëri shkëmbinjsh do ju sulmojë
Do ikni prej fëmijëve zonjave
Shpëtim do kërkoni
Dexhalli do ju përcjell
I shpejt si shigjeta
Atje fund nën urën Sirat
Katrani i zi nxehtë do ju mirëpret
Do digjeni do digjeni do digjeni
O ju të mjerrë të paedukuar
Furnizuar me kulturë të dhunshme
Kthehuni kthehuni kthehuni
Jetës islame dinjitoze
Rrugë kjo e çiltërsisë dhe bardhësisë
Do ju shoqëroj në Ahiret
Atje ku lumenjtë rrjedhin
Mjalt venë...


tyran j spahiu
vargje poetike V
pesë shtylla

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  8





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018