A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Shkollën

I Dashuruar Jam!

Besoj se shihni
si shpirti im buzëqesh,
rrëfen gëzimin e bujarisë
ah..sa bukur di të dashuron
fjalët e shkruara ndijshëm të qelqtë
që shpiejnë në imagjinatë
ndien
mahnitëse janë ndjenjat
vetëm dëgjoni
thua se më pëshpërisin
të ëndërroj me Shkronja Shqipe
të shtegtoj trojeve të bukuria
vazhdoj
në dy dete përrallore nga bukuria
parajsa kjo
ku lind dita më gjen
i pasur jam
shikjoni
shtratdeti më shoqëron
tek ujëvaret buzë madhështisë
lotët e gëzimit
derdhen në pafundësinë e ndjenjave
më përcjellin
vargjet rimore mesjetare
që shkundin si tërmeti ndjeshmërinë
shkrirë bashkëjetojmë ekstazën
simfoninë e kolosëve shqiptarë
magjike janë
fjalët e bukura për virgjëreshën
gërshetuara në Zonjën ART,
tek kroi i përjetësisë
bashkëshortja, motra, poetesha, mikja
mrekulli këto të botës hyjnore.
zemra mirënjohje ndien
për poetët me penë të sinqertë
sekretet
të fshehura në botën e poezisë
uroj
PËRJETËSINË E POEZIVE, POETËVE
pasurinë e botës së artit ILIR!

- poezi nga Tyran Prizren Spahiu


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  2





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018