A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Audio

Video Link

Vllezerit Bajra - Halit Gashi


Nuk ka akoma asnjë votë


Komente nga Fansat

Asnjë Koment 🔥🔥

31/12/2013

2013-12-31T00:00:00

Këngë e albumit:

"Nje Shqipri Do Te Jete Ne Ballkan"



Kemi kohë që po e kërkojmë tekstin e këngës "Halit Gashi" kënduar nga Vllezerit Bajra.
Do ja u dinim shumë për faleminderit në rast se mundeni të na ndihmoni ne dhe të gjithë ata që janë në kërkim të këtij teksti.
Videoklipi nga Vllezerit Bajra i bashkangjitur me këtë këngë, do ju ndihmojë për ta shkruajtur. Faleminderit për kohën tuaj.


Dërgo Tekstin

Kemi gjetur një këngë me të njëjtin titull kënduar nga Shyhrete Behluli. Shpresojmë që është ky teksti që kërkoni:

He-heu, Halit Gashi o hej ni djal’ i ri-e,
Hej ka marr’ rrugën o hej ka dal-o n’çarshi-e,
Heu Beqir Ag’s more hej mi thot’-o zotni-e,
Hej a s’ma gjan more hej ni tok’-o çifxhi-e?
Heu n’Vuçiterrn more hej s’po muj o po rri-e,
Hej ujt e keq more hej s’po muj o me pi-e,
Heu ta gjaj un’ more hej tha djal’ i ri-e,
Heu zgjidh ku t’dush more hej në dymëdhet shpi-e,
O sall n’ma dhash more hej motrën o Hajrie.

Ehe-he-heu, tu rrit jeta more zotni-e,
Heu s’ta kam hallin o për miqsi-e,
Po nuk ta due o për miqsi-e,
O nja tri net’ o me ta po rri-e.

Ehe-he-heu, masanej o ta kthej në shpi-e,
Heu Halit Gashi o asht ngushtu-e,
Po pushk’ me veti s’i ka qëllu-e,
O ka marr’ rrugën o shkue në shpi-e.

Ehe-he-heu, merr manxerr e ka marr’ alltin’-e
Hej fluturim o ka dal n’çarshi-e,
O paj po i vet’ o do dugojxhi-e,
O Beqir Aga ku rrin me shpi-e?

Ehe-hej, heu n’kafe t’vogël, paj qetash o ka hi-e,
Heu Halit Gashi mor n’kafe o ka hi-e,
Heu jungatjeta hej naj thot’ o zotni-e,
O piqnaj kafe heu mor’ kafexhi-e,
O Beqir Agës heu po piqja dy-e,
E kam zan’ sot o hej po mik-o të ri-e,
Hej mos u ngut o heu mor djal’ i ri-e,
O un’ kom lujt o mor pare o me ty-e,
He-heu, tu rrit jeta, o i ka than o zotni-e,
Heu fjalt’ e kqija paj nuk jan’ o mahi-e,
O i bjen manxerr e heu po bri o në bri-e,
O ja ka njeh o paj gjasht’ her’ o allti-e,
O t’koft’ përhajër hej motra Hajrie,
Heu s’ta ka shoqen paj në dymëdhet shpi-e,
Ehe-heu, nuk ka loj-o,
Ehe, me robt’ e mi more hej.



Më Shumë...




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018