A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
Whitney Houston
(1963-2012)
  • Vendlindja:
  • Newark, New Jersey 
Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  4.3 / Votuan:  15
Këndon kryesisht: pop R&B

Whitney Houston është këngëtare e huaj shumë e njohur. Whitney Elizabeth Houston ishte këngëtare e zhanrit pop dhe R&B, aktore, producente filmi dhe modele nga Shtetet e Bashkuara. Më 2009, Guinness World Records e konsideroi atë si femra më e shpërblyer (për sa i përket çmimeve të ndryshme) e të gjitha kohërave. Çmimet e fituara prej saj përfshijnë dy Emmy Awards, gjashtë Grammy Awards, 30 Billboard Music Awards dhe 22 American Music Awards, së bashku në total 415 çmime gjatë gjithë jetës së saj. Houston ishte gjithashtu një nga artistet më të shitura të botës, me më shumë se 170 milion albume të shitura. Houston filloi të këndojë në Korin e Kishës në New Jersey në moshën 11 vjeçare. Pasi filloi të performojë krah nënës së saj në klubet e natës së zonës së qytetit të New York - ut, ajo u zbulua nga kryesori i Arista Records, Clive Davis. Houston publikoi shtatë albume të regjistruara në studio dhe tre albume me kolona zanore filmash.

Houston është artistja e vetme që ka pasur shtatë vende të para të njëpasnjëshme në listën e Billboard Hot 100, ("Saving All My Love for You"; "How Will I Know"; "Greatest Love of All"; "I Wanna Dance with Somebody (Who Loves Me)"; "Didn't We Almost Have It All"; "So Emotional" dhe "Where Do Broken Hearts Go"). Ajo është artistja e dytë pas Elton John dhe artistja e parë femër që ka pasur dy vende të para në Billboard 200 Album Awards (Top Pop Album) në listat e fundvitit të Revistës Billboard (Whitney Houston dhe The Bodyguard: Original Soundtrack Album). Albumi i saj i vitit 1985 Whitney Houston u bë një nga albumet më të shitura nga një artiste femër në kohën e daljes së tij në treg. Albumi u konsiderua si më i miri i vitit 1986 nga revista e mirënjohur Rolling Stones dhe u rendit nga kjo revistë në vendin e 254 në Listën e 500 albumeve më të mirë të të gjitha kohërave. Albumi i saj i dytë Whitney (1987) u bë albumi i parë nga një artiste femër që të zërë vendin e parë në listën e albumeve Billboard 200. Ky kalim i menjëhershëm i Whitney-t në listat më të njohura muzikore dhe rëndësia e madhe që kishte në MTV, duke e filluar me videon "How Will I Know", ndikoi që shumë artiste femra Afrikano-Amerikane të ndiqnin hapat e saj.

Roli i parë i Houston-it në aktrim ishte në filmin The Bodyguard (Badigardi)(1992). Albumi origjinal i kolonave zanore të këtij filmi fitoi çmimin Grammy në vitin 1994 si Albumi i vitit. Soloja kryesore "I Will Always Love You ", u bë soloja më e shitur nga një artiste femër në historinë e muzikës. Me këtë album, Houston-i u bë artistja e parë (solo/grup/mashkull/femër) që shiti më shumë se 1 milion kopje në javën e parë. Ky album e bën atë të pozicionohet në vendin 4 në 10 më të mirët për sa i përket shitjes më të mirë të albumeve të të gjitha kohërave. Ajo vazhdoi të prezantohej me filma dhe të kontribuonte në kolonat e tyre zanore, duke përfshirë Waiting to Exhale (1995) dhe The Preacher's Wife (1996). Albumi i kolonave zanore të këtij të fundit u bë albumi kishtar më i shitur i të gjitha kohërave. Tre vite pas publikimit të albumit të saj të katërt My Love Is Your Love (1998), ajo rinovoi kontratën muzikore me Arista Records. Më pas, publikoi albumin e saj të pestë Just Whitney (2002) dhe atë me temë Krishtlindjesh One Wish: The Holiday Album (2003). Më 2009 Houston-i publikoi albumin e saj të shtatë I Look to You.

» Dërgo Korrigjime »

» Tekstet e Këngëve »




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018