A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #
28/10/2012 - 31/03/2013
Tirana
Prezantuesit: Alketa Vejsiu
TV Klan / Radio Klan

Sepktakli "X Factor Albania 2" në fund të rugëtimit të tij kurorëzoi me fitore Arilenën. Në natën finale kishin arritur vetë 3 konkurentë. Ata ishin: Arilena Ara, Aldo Bardhi & Grupi Natyral. Në këtë natë finale konkurentët kënduan në fazën e parë ku do të mbyllej fillimisht votimi për të shpallur fituesin e çmimit të tretë dhe përtu rihapur sërish në fund të mbrëmjes. Fitues të Çmimit të Tretë u shpallën Natyral. Natyral ishte një grup ky i përbër nga 5 vjaza,nga Kosova dhe Maqedonia të cilat u larguan duke na lënë mjaft emocione.Por gara do të vazhdonte për 2 kandidatët e tjerë: për Arilenën dhe për Aldon të cilët do të performonin në skenë edhe nganjeherë në prezantimin e tyre të dytë. Por gjatë kësaj nate nuk munguan as surprizat dhe të ftuarit sepcialë.E ftuara e parë sepciale vinte nga shumë larg,ajo ishte Bleona Qerreti e cila do të performonte enkas për seknën e madhe të X Factor hitin e saj më të fundit.

E ftuara tjetër sepciale e këtij programi do të ishte këngëtarja Elvana Gjata e cila do të na transmetonte emocionet e vërteta prej një këngëtareje me përmasa botërore.Ajo përformoi hitin e saj "Me ty",këngë kjo e cila kishte fituar në Top Fest 8 çmimin e parë. Në naten finale poashtu nuk mungoj edhe performanca surprizë e të gjithë konkurentëve të X Factor.Ata performuan të gjithë hitet më të mëdhaja botërore të vitit 2012 sëbashku me Alketa Vejsiun. Dhe do të vinte momenti final,momenti kur do të shpallej fituesi i X Factor Albania 2,dhe ajo do të ishte Arilena Ara e cila ishte pjesë e skudrës së vajzave,skuadër kjo e udhëhqur nga këngëtarja Tuna Sejdiu.


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  5 / Votuan:  1




Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018