A B C D E F G H I J K L M N O P Q R S T U V W X Y Z #

Tema: Poezi Për Atdheun

Guri I Ndamjes

Mollë e ndalueme m’atë anë
bija për nanë.

Nana për bijë
në këte anë.

Andërrat rrënoi një mur
e zemrat u banë zhur.

Ai gur i trishtë,
që ti i vune kambën,
i dashur vëlla,
kurrëma mos ndaftë,
që prapë n’ Gjakovë
të vijë Malësia,
e nesër,
Si Zoti e ka thanë
për jetë e mot
bashkë
Kosova e Shqipëria.

Shkurt 2010

- poezi nga Xhenc Bezhi


Zgjidhni me sa yje do votoni

Mesatarja:  3.7 / Votuan:  7





Kjo faqe përdor cookies vetëm për reklama dhe statistika. Kjo faqe nuk mbledh, nuk përdor dhe nuk shpërndan të dhënat tuaja. Kompanitë e palëve të treta që përdorin cookies janë: Google, Taboola dhe MGID.
Më shumë info  
teksteshqip.al © 2007 - 2018